E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike/ Ursula Von der Leyen dhe Macron mbërrijnë në Kinë

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë mbërritur këtë të mërkurë (5 prill) në Kinë, ku shpresojnë të rivendosin lidhjet me një partner të rëndësishëm ekonomik, ndërkohë që trajtojnë çështje të mprehta si Ukraina dhe rreziqet tregtare.

Këshilltari i Macron ka deklaruar se vizita e Presidentit në Kinë, vjen si një përpjekje për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Ndërsa Von der Leyen, sipas The Guardian, është shprehur më herët se BE-ja duhet të zvogëlojë rreziqet në lidhjet me Pekinin, duke përfshirë kufizimin e aksesit kinez në teknologjinë e ndjeshme dhe reduktimin e mbështetjes për inputet kryesore si mineralet kritike, bateritë, panelet diellore dhe produkte të tjera të teknologjisë së pastër.

Macron e ftoi Von der Leyen në udhëtim si një mënyrë për të projektuar unitetin evropian, pasi zyrtarët francezë kritikuan kancelarin gjerman Olaf Scholz që kishte shkuar i vetëm në Kinë në fund të vitit të kaluar.

Ky është udhëtimi i parë për Von der Leyen në Kinë, që kur ajo mori Presidencën e KE, ndërsa vizita e Macron pason atë të 2019-ës.

Që atëherë, kontrollet e rrepta pandemike të Kinës detyruan të gjitha takimet diplomatike në internet ndërsa marrëdhëniet me Evropën u përkeqësuan, fillimisht për shkak të një pakti të ngecur investimi në 2021 dhe më pas refuzimi i Pekinit për të dënuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›