E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Jehona e medieve për “Prishtina 2030”

Lojërat Mesdhetare në Kosovë e Shqipëri në 2030-ën, lajm që në fakt është dhënë nga kryeministri kosovar, Albin Kurti, dy ditë më parë, kanë patur jehonë të madhe në mediet vendëse. Në fakt zyrtarizimi i kësaj kërkese të Kosovës, së bashku me atë të Portugalisë, që kërkon organizimin e Lojërave Mesdhetare të Plazhit më 2027-ën, do të vijë nga Asambleja e Komitetit Olimpik Mesdhetar, që do të mblidhet në Kretë. Kjo në shtator të këtij viti kohë në të cilën do të zhvillohen dhe Lojërat Mesdhetare të Plazhit për 2023-in.

Gazeta Ekspres ka patur titullin “Kosova kandidate për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, Kurti jep lajmin”. Kurse Kosova Press e argumentonte lajmin me titullin “Kosova zyrtarisht shtet kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030”. Sakaq Koha Ditore duket se ka qenë disi më opozitare në titullin “Kosova pa infrastrukturë, por me ambicie për Lojërat Mesdhetare”.

Gjithsesi vendimi për këtë organizim i takon Komitetit Olimpik Mesdhetar, ndërsa do të jetë vlerë e shtuar sportin kosova dhe atë të Shqipërisë. Më 2026-ën Lojërat Mesdhetare do të zhvillohen në Taranto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›