Marreveshja Berisha TAP investimi me i madh i te gjitha koherave ne rajon
Kryeministri, Sali Berisha flet në mbledhjen e qeverisë për projektet ambicioze, përfshirë këtu gazjellësin TAP, kaskadën e Devollit, projektligji për telekomunikimet. Të përfshira këto në axhëndën e punës se ekzekutivit, kreu i qeverisë dha vlerësimet përkatëse për secilin prej këtyre projekteve. Ndërkohë që përveç parashtrimit të këtyre projekteve, me rëndësi është fakti se ekzekutivi nënshkruan marrëveshjet që bëjnë të mundur nisjen e punës për t’i jetësuar ato.
TAP, investimi më i madh rajonal i të gjitha kohërave Shqipëria hedh e para hapin e miratimit në parim të marrëveshjes trepalëshe mes vendit tonë, Italisë dhe Greqisë për gazsjellësin transadriatik. Qeveria shqiptare i dha "ok" marrëveshjes, duke e cilësuar atë si një çështje që të tre vendet e trajtojnë si interes të madh kombëtar. Në fillim të fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha parashtroi jo vetëm vlerësimet gazsjellësin TAP, por dhe përfitimet që ka vendi ynë prej tij. “Gazjellësi ndryshon në mënyrën më thelbësore bashkëpunimin, por mbi të gjithë ndryshon jetësën e shqiptare. Ai përbvën një zhvillim historik në marrëdhëniet mes vendeve. Shqëipëria ka disa avantazhe të mëdha sepse nuk ëhstë vetëm një pikë e thejshtë transiti, por ajo dispononin depo natyrore të mëdha për depozitimin e gazit dhe ka të gjithë mundësitë për tu bërë qendër e fuqishme e shpërndarjes së gazit drejt Gadishullit Apenin dhe Ballkanit. Do të bëhet e mundur ndërtimi i një rrjeti gazifikimi për të gjitha zonat e veta, për të garantuar gaz për ngrohje dhe gatim me koston më të ulët se në çdo vend tjetër”, vuri në dukje Berisha. Njëkohësisht, Kryeministri garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për realizimin në kohë të këtij projekti. “Kjo marrëveshje miratohet në parim dhe që përfshin një punë intensive disa vjeçare, mundëson që në pranverën e vitit të ardhshëm të bëhen hapat përfundimtar. Investimi përfshin 2 miliard euro dhe qeveria angazhohet për të zhdukur çdo pengesë burokratike për të qartësuar çdo problem pronësie që në vend gazjellësi të ndërtohet në një kohë rekord, që të inaugurohet në prag të mandatit tjetër të 2017”, u shpreh kreu i ekzekutivit.
HEC-i në kaskadën e Devollit Një tjetër projektvendim i cili sheh dritën jeshile është dhe fillimi i shpronësimeve për HEC-in në kaskadën e Devollit. “Fillon shpronësimi për veprën energjetike ujore më të madhe dhe më të madhin në Europë në kaskadën e Devollit. Dy gjigandë të energjisë së rinovueshem në Europë dhe botë, kompanitë norvegjeze dhe austriake, pas një pune të jashtëzakonshëm disa vjeçare pas studimesh mjedisore gjeologjike dhe të gjithëllojshme në të gjithë trajektoren e lumit Devoll. Do të jetë hidrocentrali i shekujve, sepse ato që nuk vdesin asnjëherë janë HEC me tunele. Zotohemi se do të përfundojë në një afat të shkurtër 5-6 vjeçar, por puna fillon intensivisht pikërisht në vitin 2013. Ju e shihni çfarë viti i madh dhe i mbarë është ai i vit. Dy projektet e shekullit fillojnë në vitin e zgjedhjeve të qershorit”, deklaroi Kryeministri. Njëkohësisht, gjatë kësja mbledhje shefi i qeverisë bëri më dije se do të përcaktohet dhe dhënia e statusit për zonën ekonomike në Elbasan, ku sipas tij edhe pse fonti kryesor do të jetë kaskada e Devollit, krijimi i zonës ekonomike është një nxitje e madhe.
Berisha: Rama të heqë dorë nga pazaret Një moment tjetër i ligjeratës së Kryeministrit në mbledhjen e sotme të qeverisë ishte dhe qëndrimi bllokues i liderhsipit socialist, qëndrim i cili në gjykimin e kreut të qeverisë ka për qëllim ardhjen në pushtet përmes pazareve. “Qartësoj qytetarët shqiptarë se një propogandë nxitëse e ligë, ziliqare dhe keqdashëse në infinit po bëhet në drejtim të jetës ekonomike të vendit. Kam të dhëna të cilat faktojnë në mënyrën më të pakundërshtueshëm gjallërinë dhe vitalitetin e ekonomisë sot. Ju njohja me rritjen prej 25.6% të shitjeve të përgjithshem që dekalrohen nga vetë bizneset. Është shumë fatkeqe propogada e zotit Rama. Ky zotëri ka vetëm dy mekanizma që mendon se do e afrojnë me pushtetin. I pari janë pazaret, më jep të jap. Nuk mundem, unë jam njeri i parimeve që besoj dhe u përmbahem. Ndaj i bëj thirrje të heqë dorë nga logjika e pazareve se bëhet figura më e keqe. Politika nuk është pazar por moral, tërësi principesh dhe alterantivash që mbrohen”, u shpreh Berisha. Kryeministri bëri me dije se janë rreth 6 mijë biznese të regjistruara duke mundësuar 9 mijë vende të reja pune. Qëndruar në deklaratat për taksat e biznesit, Berisha i rikujtoi Ramës se në kohën e tij taksat ishin 2 herë më të larta.
Ligji për përgjimin e telekomunikimeve Qeveria miratoi dhe ligjin për përgjimin e telekomunikimeve të ndryshuar. Ky ligj, sipas Kryeministrit Berisha, është frut i një bashkëpunimi të gjerë intensiv i insituicioneve të vendit me specialistët më të mirë ndërkombëtar. “Ligji sjell standarde të reja në fushën e përgjimit të cilin ju gazetarët e keni pasion të madh. Ligji u përgjigjet kërkesave të luftës kundër krimit të organizuar, kërkesave të transparencës, produkt i një bashkëpunimi të ngushtë i shumë institucioneve”, deklaroi Berisha.