E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezohet kerkesa per revokim te mases se sigurise per Llupon

Gjykata ka rrëzuar kërkesën për revokim të masës së sigurisë së gardistit Agim Llupo. Kërkesë kjo e bërë në seancën e kaluar. Sipas avokatëve mbrojtës nga dëshmitë e dhëna deri tani nuk është vërtetuar së arma e sekuestruar nga prokuroria është e Llupos, ndërsa sipas organit të akuzës kjo kërkesë është e pabazuar në prova dhe pa bazë ligjore pasi sipas prokurorit Blerim Tominaj gjyqi është akoma në fazën e hetimeve dhe konkluzionet për të cilat flet mbrojtja e Llupos nuk janë bërë akoma. Trupi gjykues vendosi që kërkesa e mbrojtjes nuk është e bazuar dhe se nevojat e sigurimit nuk janë zbutur, në këto kushte gjykata rrëzoi kërkesën për revokim të masës së sigurisë ose ndryshim të saj. Ndërkohë në seancën e sotme janë pyetur dëshmitarët Surjan Metaj, Sokol Sulaj,Ardian Kuka dhe Albert Bako ndërsa Sul Cara nuk u paraqit. Në seancën e ardhshmë, në datën 3 tetor pritet të merren në pyetje deputetët e PS-së Besnik Bare, Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi të cilat kanë qenë aktiv në protestën e dhunshme të 21 janarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›