Marrëveshja Jahjaga - Nikoliq - për të gjitha marrëveshjet
NikolicJahjaga.jpg)
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliq, do të takohen në fillim të shkurtit për të nisur bisedimet për atë që do të jetë aranzhimi final mes Kosovës dhe Serbisë, e që do të mbajë firmat e të dy presidentëve.
Burime të gazetës kanë shpjeguar se kabineti i baroneshës Ashton u ka propozuar datën 6 shkurt për takim të dyja zyrave presidenciale dhe po e pret konfirmimin zyrtar nga të dyja palët.
Në Bruksel, Jahjaga dhe Nikoliq, sipas burimeve diplomatike pritet që të shprehin mbështetje publike për dialogun mes kryeministrave dhe do të shprehin vullnet për normalizim marrëdhëniesh, shkruan "Koha Ditore".
Në marrëveshjen që diplomatët shpresojnë se do të arrihet në pranverë të këtij viti, do të përfshihen të gjitha marrëveshjet e arritura mes kryeministrave, si dhe do të shprehet vullneti për paqe, ndonëse sipas të njëjtave burime marrëveshja nuk do të jetë trakta/Indeksonline/