E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërblejnë veten duke shkelur ligjin

Kuvendi Komunal i Prizrenit në ditët e fundit të vitit të kaluar ka miratuar vendimin për të shpërblyer me nga 100 euro zyrtarët politikë dhe shërbyesit civil të administratës lokale, ndërkohë që Zyra e Prokurimit është përkujdesur që ta zbatoj atë duke shkelur disa dispozita të Ligjit për Prokurimin Publik.

Mënyra e tillë e veprimit është kritikuar nga opozita e cila vet ka qenë sponsorizuese e vendimit, ndërkohë që është cilësuar si e papranueshme nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë civile që monitorojnë punën e ekzekutivit dhe të legjislativit të Prizrenit, shkruan Koha ditore.

"Konsiderojmë se autoritetet komunale duhet të tregohen gjithnjë të përgjegjshme gjatë menaxhimit të parasë publike. Kjo përgjegjësi duhet të jetë edhe më e lartë në rastin kur nga fondet publike ndahen mjete për shpërblimin e zyrtarëve politik dhe civil të komunës", ka thënë monitoruesja e "EC Ma Ndryshe", Elmedina Baxhaku.

Sipas saj, është e qartë se në këtë rast ka shkelje drastike të Ligjit për Prokurimin Publik, gjë që nuk përputhet me parimet e qeverisjes së mirë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›