Marrëveshja Kosovë- Serbi për dokumentet e identifikimit, merr “bekimin” e NATO-s

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, ka marrë edhe “bekimin” e NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka përshëndetur marrëveshjen në fjalë, e cila ka në themel lëvizjen e lirë mes dy vendeve.
Në reagimin në Twitter, shefi i NATO-s thekson se inkurajon të dy palët që të zgjidhin edhe çështjet e papërfunduara nëpërmjet dialogut.
“Unë mirëpres marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja, për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Inkurajoj të dy palët të zgjidhin edhe çështjet e papërfunduara nëpërmjet dialogut”- shkruan Stoltenberg
/rtsh.al/