E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Petkoviç: Marrëveshja siguron paqe dhe stabilitet

Petar Petkoviç, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, deklaroi se marrëveshja e arritur për dokumentet për hyrje-dalje midis Kosovës dhe Serbisë, “siguron paqe dhe stabilitet”.

‘Falë përpjekjeve të fuqishme diplomatike të presidentit Aleksandar Vuçiç, sot arritëm të marrim garancitë e nevojshme nga BE-ja dhe në këtë mënyrë të arrijmë marrëveshje për lirinë e lëvizjes dhe dokumentet serbe. Me të, ne arritëm të sigurojmë paqe dhe stabilitet në Kosovë e Mehtohi dhe të ruajmë letërnjoftimet serbe për serbët në krahinën jugore, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit. Prandaj mund të them se kemi lajme të rëndësishme”, tha ai përmes një deklarate.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›