E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja, Moisiu e Meidani takojnë Thacin

PRISHTINE- Kryeministri kosovar Hashim Thaçi u takua dje, me dy ish-presidentët shqiptarë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, të cilët kanë deklaruar se pas marrëveshjes së fundit me Serbinë pesha e shtetit të Kosovës do të rritet në rajon.

“Pesha ndërkombëtare e Republikës së Kosovës është duke u rritur dhe po rritet në vazhdimësi. Marrëveshja e fundit ka kontribuar dhe do të kontribuojë në arritjen e sukseseve të mëtejshme”,- vlerësoi Moisiu.

Ndërsa Meidani tha se “me veprimet e fundit dhe me angazhimet e kryeministrit, ju po hapni një dritare të fuqishme të integrimit të Kosovës në NATO dhe BE”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›