E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja Serbi-Kosovë dhe ndikimi në ekonominë shqiptare

Marrëveshja e Serbisë me Kosovën është e rëndësishme edhe për Shqipërinë. Në një aktivitet të organizuar për këtë çështje zv.ministri i mbrojtjes Arjan Starova u shpreh se kjo marrëveshje nënkupton gjallërimin e marrëdhënieve në shumë fusha midis Kosovës-Serbisë dhe Shqipërisë.

Ndërsa përsa i përket marrëdhënieve ekonomike kreu i Dhomës së tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka u shpreh se marrëdheniet tregtare midis tre vendeve nuk janë shumë të larta dhe për këtë kërkoi unifikim të tregjeve.

Ndërkohë që administratorI i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku u shpreh se pavarësisht marrëveshjes tensionet ende ekzistojnë. Buxhuku deklaroi se Shqipëria tashmë është superior ndaj Serbisë pas  marrjes së projektit TAP.

Marrëveshja e Serbisë me Kosovën është vlerësuar si historike nga analistë e zyrtarë të njohur. Tashmë  kjo dakordësi shënon një kapitull të ri në marrdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve si dy nga komunitet më të mëdha etnike të Ballkanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›