Marreveshja Shqiperi-Greqi-Itali per TAP do te nenshkruhet ne 13 shkurt

Ministria e Jashtme greke njofton se marrëveshja Shqipëri-Greqi-Itali për gazsjellësin TAP do të nënshkruhet në 13 shkurt, në Athinë. Ky fakt është pasyqruar në mediat greke si dhe në agjencinë e lajmeve Reuters.
Sipas zyrës së Avramopulos-it, lajmi për datën është mësuar pas takimit që ministri i jashtëm grek zhvilloi në Mynih me Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Elmar Mammantiarof. Bëhet e ditur se në ceremoninë e nënshkrimit, pas dy javësh, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Azerbajxhanit. Sipas burimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme greke, të cilave iu referohen mediat greke, mbremjen e të premtes, ministri Avramopulos ka pasur biseda telefonike me homologun e tij italian, Giulio Tertsa dhe atë të Shqipërisë, Edmond Panariti për të zgjidhur detajet. Diskutimet do të vazhdojnë mes tre vendeve për tekstin e Marrëveshjes. Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos ndodhet në Mynih, për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë, ku ka patur kontakte dypalëshe me homologë dhe liderë nga e gjithë bota.