E Enjte, 5 Nëntor 2026

Marrëveshja bërthamore, evropianët të zhgënjyer nga propozimi i Iranit në bisedime

Diplomatë të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë lëshuan një deklaratë që përshkruan duke shprehur zhgënjim dhe shqetësim pasi vërejtën me kujdes ndryshimet në tekstin e propozuar nga Iranit në bisedimet për paktin bërthamor. “Ndryshime të mëdha janë kërkuar nga Irani”, thanë zyrtarët në një deklaratë më tre dhjetor duke shtuar se disa janë të papërshtatshme me marrëveshjen e vitit 2015. “Tehrani po ec prapa nga pothuajse të gjitha kompromiset e vështira që u arritën pas disa muajsh pune të vështirë”, shtuan ata. Diplomatët e 3 vendeve europiane thanë se “është e paqartë se si këto boshllëqe do të mbyllen në një kohë realiste”. Ata thanë se delagacionet duhet të rikthehen në kryeqytetet e tyre për të vlerësuar situatën dhe të kërkojnë udhëzime para se të rimblidhen javën e ardhshme për të parë nëse boshllëqet mund të mbyllen apo jo. 
Më 2 dhjetor, Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken i tha Iranit se ka ende kohë të kthehet në pajtim me marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, pavarësisht retorikës së fundit. Raundi i fundit i bisedimeve në mes të Iranit dhe palëve të tjera në marrëveshjen bërthamore në mes të Britanisë, Gjermanisë e Francës (të njohur si E3), Kinës dhe Rusisë, filloi më 29 nëntor pas problemeve pesë mujore me pjesëmarrje indirekte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›