E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuçiq: U plotësuan të gjitha kërkesat tona

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se me marrëveshje janë plotësuar të gjitha kërkesat serbe.

Sipas tij, pika e 9-të ka mbetur e paprekur ndërsa është modifikuar pika 14. Ndërsa, asociacioni i komunave serbe do ta ketë kryetarin, nënkryetarin dhe Këshillin, si dhe të drejtën që ta zgjedh komandantin rajonal të policisë dhe të gjithë komandantët lokal në veri dhe jug të Ibrit ku banojnë serbët.

.....

Serbët në veri të Kosovës do të kenë kryetarin e tyre, nënkryetarin dhe Këshillin që do të kenë të drejt të zgjedhin komandantet rajonal të policisë në këto katër komuna të banuara me shumicë serbe, shkruan gazeta serbe Blic, duke ju referuar burimeve të veta për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Blic, zëvendëskryeministri serb Aleksander Vuçic ka thënë se propozimet e Serbisë për pikën 9 që kanë të bëjnë me policinë dhe modifikimi i pikës 14 me pranim në mekanizma ndërkombëtarë janë pranuar dhe janë pjesë e marrëveshjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›