E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëndija e Tetovës fiton turneun “Pavarësia”

Shkëndija e Tetovës ka fituar Kupën e turneut mbarëkombëtar “Pavarësia” që u zhvillua sot në Vlorë. Skuadra nga Tetova në ndeshjen finale mundi kampionin aktual të Kosovës, Prishtinën pas ekzekutimit të penalltive.

Finalja e këtij turneu, që është i treti i këtij lloje në mes Shkëndijës dhe Prishtinës, ka dhënë lojë të kënaqshme, ndonëse me e mirë në terren ishte skuadra e Prishtinës, mirëpo në ekzekutimin e penalltive skuadër më e suksesshme u tregua Shkëndija.

Presidenti i Federatës Shqiptar të Futbollit (FSHF) bashkë me homologun e tij nga Kosova, Fadil Vokrrin ndan medaljet për skuadrat si dhe Kupën e Pavarësisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›