E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjenë: Tërnava në inaugurimin e Qendrës Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar

Të hënën, në Vjenë të Austrisë, në prani të shumë personaliteteve të larta fetare politike e kulturore, u bë inaugurimi i Qendrës Ndërkombëtare për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulturor "Abdullah bin Abdulaziz".

Në ceremoninë inauguruese qenë të pranishëm, sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki - moon, ministri i jashtëm i Spanjës, ministri i jashtëm i Austrisë, ministri i jashtëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite, pastaj dr. Ekmeludin Ihsanogu- sekretar i përgjithshëm i Konferencës Islamike, Abdulla Turki- sekretar i përgjithshëm i Ligës Arabe, Mitropoliti Ortodoks me seli në Stamboll, një kardinal nga Vatikani, rabini kryesor për Evropë si dhe shumë personalitete të tjera nga vende të ndryshme.

Kosova në këtë manifestim u përfaqësuar nga një delegacion i prirë nga myftiu Naim ef. Tërnava.

Përmes videolinkut të pranishmëve në inaugurim iu drejtuan edhe Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz, kryetari i Austrisë dhe përfaqësuesi i Mbretit të Spanjës.

Themelimi i Qendrës është bërë me iniciativën e përbashkët nga Mbreti i Arabisë Saudite, Mbreti i Spanjës dhe Qeveria e Austrisë. Duhet theksuar se themelimit të kësaj qendre i parapriu mbajta e tri konferencave, në Mekë, Madrid dhe Gjenevë, që për temë kishin nxitjen e dialogut ndërfetar e ndërkulturor.

Në Vjenë përfaqësuesit e të gjitha besimeve të mëdha botërore nënshkruan një memorandum mirëkuptimi.

Gjatë qëndrimi në Vjenë, Myftiu Tërnava takoi shumë personalitete të shquara botërore, të cilit i njohu me të arriturat e Kosovës dhe kontributin që ka dhënë dhe po jep BIK në afrimin e komuniteteve në Kosovë.

Duhet e veçuar, se për disa herë më radhë, shumë të pranishëm në diskutimet e tyre, iu referuan harmonisë dhe mirëkuptimin ndërfetar në Kosovë si shembull e model për vendet e tjera./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›