Maqedoni, sotnëntë vjet ngamarrëveshja e Ohrit
SHKUP- Në Maqedoni sot shënohet nëntë vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të vitit 2001 në këtë vend. Me një ceremoni të organizuar nën patronazhin e sekretariatit për implementimin e kësaj marrëveshje do të shënohet përvjetori i nëntë, ku janë të ftuar krerët shtetëror, kori diplomatik dhe personalitete të tjera të jetës publike.
Partitë politike shqiptare janë të ndara në shënimit e këtij përvjetori. Shumica e partive opozitare nuk janë të kënaqura me implementimin praktik të këtij dokumenti që avancon pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.
Një pjesë e partive politike dhe nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit do të mungojnë në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Qeveria. Nënshkruesit e marrëveshjes, Branko Cërvenkovski nga LSDM-ja, Arbër Xhaferi nga PDSH-ja, partitë politike PDSH dhe PPD nuk do të marrin pjesë në shënimin zyrtar.
Edhe kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje. Bashkësia ndërkombëtare me rastin e këtij përvjetori sërish ka shprehur mbështetjen dhe implementimin e kësaj marrëveshje të paqes.
Marrëveshja Ohrit dhe dispozitat kushtetuese relevante mbeten të domosdoshme në ndërtimin e shoqërisë së qetë, juridike dhe të bashkuar multietnike. Kjo është porosia e përfaqësuesve të misioneve të BE-së, NATO-së, OSBE-së dhe SHBA-ve në Maqedoni.
“Mbetemi tërësisht të përkushtuar ndaj Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe presim që të gjithë pjesëmarrësit të marrin përsipër obligim të plotë për atë që paraqet proces të vazhdueshëm dhe ta mbështetin zbatimin e Marrëveshjes edhe si tekst, por edhe frymën e saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët të firmosur nga ambasadorët e BE-së, SHBA-ve, NATO-s dhe OSBE-së në Maqedoni.Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001, duke parandaluar konfliktin midis forcave shtetërore të sigurisë dhe Ushtrisë çlirimtare Kombëtare (UçK).
(m.a/ina/BalkanWeb)