E Hënë, 2 Nëntor 2026

Marrëveshja e armëpushimit- Hamasi do lirojë më 25 janar katër gra izraelite

Hamas do të lirojë të shtunën (25 janar) katër gra izraelite që mbahen peng në Rripin e Gazës, si pjesë e një shkëmbimi të dytë të të burgosurve, sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur me Izraelin. Taher al-Nunu, një zyrtar i lartë i Hamasit, deklaroi se lirimi do të ndodhte në përputhje me kushtet e arritura në marrëveshje.

Në shkëmbim, Izraeli do të lirojë një grup të dytë të burgosurish palestinezë. Kjo është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë që përfshin lirimin e 33 pengjeve izraelite në këmbim të 1900 të burgosurve palestinezë. Të dielën (19 janar)  tre gra izraelite u liruan në këmbim të 90 të burgosurve palestinezë.

Detajet e marrëveshjes mbeten të paqarta, por shkëmbimi i të burgosurve pritet të ndodhë në periudha të rregullta për një afat gjashtëjavor. Al-Nunu theksoi se ndërmjetësuesit janë angazhuar për të siguruar që lista e të burgosurve palestinezë të shpallet dhe ata të lirohen pa vonesa.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›