E Martë, 3 Nëntor 2026

Marrëveshja me Italinë për emigrantët- Së shpejti nis procesi në Gjykatën Kushtetuese

30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kanë vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, e cila do të mblidhet në 18 Janar në seancë mbi bazë dokumentesh zyrtare.

Një e katërta e deputetëve kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”, dhe ndalimi e miratimit të kësaj marrëveshje nga Kuvendi.

Deputetët e opozitës kërkojnë pezullimin e procedurave që parashikon Protokolli, i firmosur në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romes mes Zotit Rama dhe Zonjës Giorgia Meloni.

Parlamenti e kishte parashikuar këtë marrëveshje ta kalonte në seancën e datës 14 dhjetor, por ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese në 13 Dhjetor pezulloi procedurat.

Si palë të interesuara në këtë proces, që është i pari për nga rëndësia ndërshtetërore në Gjykatën Kushtetuese për vitin 2024, janë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli Ministrave dhe Avokati i Popullit.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›