E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja me grekët, qeveria miraton “faljen” e detit Jon

Me firmën e të gjithë anëtarëve të kabinetit, dje qeveria e kryeministrit Berisha firmosi kësisoj dhurimin në favor të Greqisë, të rreth 225 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. 

TIRANE- Qeveria shqiptare miraton, në prag të zgjedhjeve parlamentare, marrëveshjen e shumëpërfolur me Athinën zyrtare “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Me firmën e të gjithë anëtarëve të kabinetit, dje qeveria e kryeministrit Berisha firmosi kësisoj dhurimin në favor të Greqisë, të rreth 225 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon. Kësisoj, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do të hyjë në axhendën e punimeve parlamentare qysh në javën e parë të legjislaturës së ardhshme të Kuvendit. “Gazeta Shqiptare”, me ndihmën e një eksperti topograf, denoncoi një muaj më parë në disa numra rresht të saj, skandalin që fshihet në tekstin e paktit shqiptaro-grek për përcaktimin e vijës së re të kufirit detar mes dy shteteve. Me ndihmën e një eksperti topograf, ‘GSH’ arriti të faktojë se, vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të Shqipërisë dhe Greqisë, e që përbëhet nga 150 pika, rezulton se ka prirjen për t’u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km. “Trekëndëshi” i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera, rezulton se pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej, ose e kthyer në milje detare me rreth 16 milje.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›