Gërdeci, Shorti përcakton sot gjyqtarin e dosjes
Dosja, pa ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediun mbërriti dje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës.Mes 28 të pandehurve është ish drejtori i Meicos Pinari, Mihal Delijorgji e Dritan Minxholi.
TIRANE- Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës hedh sot shortin për të përcaktuar gjyqtarin që do të kryesojë trupin gjykues të 28 të pandehurve të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Dosja, pa ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediun mbërriti dje në Gjykatë.
Mes 28 të pandehurve është ish drejtori i Meicos Pinari, Mihal Delijorgji e Dritan Minxholi si dhe ish shefi i shtabit të përgjithshëm, Luan Hoxha dhe drejtues e funksionarë të tjerë të lartë të Shtabit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Më 22 maj Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi që të mbajë për gjykim vetëm ish-ministrin Fatmir Mediu, ndërsa të pandehurit e tjerë i kaloi në Gjykatën e Tiranës.
(s.g/BalkanWeb)