Marreveshja per TAP ne Parlamentin grek lakohet gjate Shqiperia

Marrëveshja tripalëshe për gazsjellësin TAP, e nënshkruar në Athinë më 13 shkurt, i është prezantuar komisionit të politikës së jashtme të parlamentit grek, para se të kalohet në procedurën e ratifikimit.
Zëvendësministri i jashtëm grek, Dimitris Kurkulas, në emër të qeverisë, vuri në dukje se ndërtimi i TAP do të jetë “një nga investimet më të rëndësishme që po bëhen në Greqi”, ndërsa sqaroi se ndërtimi i TAP nuk do të ketë kosto për taksapaguesit grekë. “Investimi, me vlerë 1 miliard euro, do të mbulohet krejtësisht nga kapitale private, dhe do të krijojë mijëra vende pune”, theksoi Kurkulas, që më tej tha se për të ardhur deri tek nënshkrimi i marrëveshjes, u desh të përballohej qëndrimi jofavorizues i Uashingtonit, por sidomos i Brukselit.
“Në korrik 2012 kishte një mbështetje totale ndaj projektit rival Nabucco, nga gjithë faktorët ndërkombëtarë. Arritëm që brenda një kohe të shkurtër të kemi të paktën një neutralitet dashamirës nga Brukseli, megjithëse komisioneri europian për energjinë kishte mbështetur në mënyrë joelegante projektin Nabucco, por në fund doli dhe përshëndeti marrëveshjen për TAP që u nënshkrua në Athinë më 13 shkurt”, vuri në dukje Kurkulas, për të dëshmuar rolin që sipas tij luajti diplomacia greke në promovimin e projektit TAP.
Ndërsa shumica e deputetëve janë shprehur pozitivisht, pavarësisht disa rezervave të shprehura, gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar, ka patur edhe referime në çështje të marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë.
Kështu, ish ministrja e jashtme, Dora Bakojanis, deputete e Demokracisë së Re të kryeministit Samaras, ka vërejtur se Athina duhej ta kishte përdorur projektin TAP si mjet presioni për marrëveshjen e kufirit detar.
“Ndërsa shqiptarët përgjëroheshin për marrëveshjen e TAP, për ne ishte një shans që të ngulim këmbë në çështjen e shelfit kontinental dhe të kufijve detarë me Shqipërinë”, tha Bakojanis dhe shtoi: “Sot zoti Berisha fishkëllen indiferent dhe ne po shohim të anullohen vizita apo të zbutet presioni ndaj qeverisë shqiptare dhe kjo nuk është zgjidhja më e mirë”.
Njëlloj edhe përfaqësuesi i Agimit të Artë, ka tërhequr vërejtjen se përse marrëveshja përkatëse u nënshkrua nga Athina, “pa u zgjidhur më parë”, siç tha, “çështjet si shelfi kontinental, minoriteti grek dhe tendencat irredentiste të vendit fqinj”.
Sa i përket ratifikimit të marrrëveshjes, vetm partia komuniste tha se do të votojë kundër, ndërkohë që gjithë partitë e tjera u shprehën pro dhe SYRIZA u rezervua ta kristalizojë qëndrimin e vet gjatë diskutimit në seancë plenare, ditët e ardhshme.