E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro 1 miliarde euro borxh nga FMN 9 miliarde nga MES

Një miliardë euro është kontributi që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka planifikuar të japë për shpëtimin e sistemit bankar të Qipro-s, sipas deklaratës së fundit të drejtoreshës së përgjithshme të FMN Christine Lagarde, e cila specifikoi se bëhet fjalë për “një borxh me 3 vjet kohëzgjatje”. Plani do shqyrtohet nga organi ekzekutiv i FMN “në fillim te majit” sipas Lagarde.

Kontributi është pjese e paketës prej 10 miliardë euro, e vendosur nga FMN, Komisioni Europian dhe Banka qëndrore europiane për të rimëkëmbur bilancin shtetëror te Qipro-s.

9-miliardët e tjerë do merren nga Mekanizmi europian i Stabilitetit, organizata ndërkombëtare krijuar dy vjet më parë nga institucionet e BE-së për të ndihmuar në arritjen e stabilitetit financiar të zonës euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›