Marrëveshja, sot në Brukselekipet e Kosovës dhe Serbisë
BRUKSEL- Ekipet e Prishtinës dhe të Beogradit do të takohen ditën e sotme në Bruksel për bisedimet lidhur me çështjet teknike të marrëveshjes. Ndërkaq, siç raportojnë mediat serbe “shefi i delegacionit serb, Dejan Paviçeviç, pret që të dyja palët të ofrojnë qëndrimet edhe më shumë, krahasuar me bisedimet e mëparshme”.
Në këtë takim, pritet të diskutohen temat e telekomukiacionit dhe të energjetikës.
Paviçeviç ka thënë se këto tema kanë nisur më herët në kuadër të dialogut teknik, por asnjëherë nuk janë mbyllur dhe nuk është gjetur zgjidhje për to.
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur deri më tani një sërë marrëvshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruskel, por zbatimi i tyre ka ngecur.
As marrëveshja për normalizim raportesh, e arritur mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, në muajin prill në Bruksel, nuk ka nisur ende të zbatohet.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)