Marrëveshje bashkëpunimi mes Administratës Tatimore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor nënshkruan sot një marrëveshje për partneritet dhe bashkëpunim.
Në takimin e përbashkët përfaqësues të dy institucioneve e vunë theksin në forcimin e bashkëpunimit mes tyre në disa aspekte në funksion të përmirësimit të shërbimeve.
Sipas njoftimit të publikuar nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve, marrëveshja e bashkëpunimit synon të lehtësojë shkëmbimin e informacionit mes palëve.
Gjithashtu të dy institucionet angazhohen të rrisin ndërveprimin për një komunikim më të shpejtë dhe efikas mes tyre, në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale të institucioneve respektive.
1 nga 3/r.e/