Marrëveshje e re në fushën e diplomacisë midis Kosovës dhe Maqedonisë
Ministria e Jashtme e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen e Protokollit për bashkëpunim në fushën e diplomacisë.
Zëvendësministri i Jashtëm i Maqedonisë, Zoran Petrov nesër në Prishtinë do të pritet nga zëvendësministrja e jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku.
Lajmi është kumtuar për agjencinë e lajmeve INA, nga shërbimi për informim i Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Në takimin e caktuar gjatë paradites do të diskutohet për bashkëpunimin e ndërsjellët në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve midis dy vendeve.
Dy zëvendësministrat gjithashtu pritet të nënshkruajnë Marrëveshjen e Protokollit mes dy vendeve. (INA)