NATO përgatitet për kursime

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, synon që t'i përdorë kursimet e detyruara për një ristrukturim më të gjerë të aleancës. Burokracia duhet të zvogëlohet, por jo në kurriz të aftësisë për të ndërhyrë ushtarakisht.
"Të eliminojmë dhjamin dhe të ndërtojmë muskuj", kështu e quan ai këtë. Por Rasmusseni beson se një numër aleatësh e lejojnë që t'u dobësohen muskujt.
"Anëtarësimi në NATO nuk është falas. Para së gjithash anëtarët evropianë duhet t'i rezistojnë tundimit për ta përdorur krizën ekonomike si pretekst. Boshllëku transatlantik në detyrat e mbrojtjes nuk duhet të zgjerohet edhe më tej", tha Rasmussen.
Që tani SHBA shpenzojnë për një ushtar të disa-fishtën e asaj që shpenzojnë shumica e evropianëve. Dhe vetëm pesë vende anëtare të NATO-s i përmbahen direktivës, për të shpenzuar të paktën dy për qind të prodhimit social bruto për mbrojtje: Shqipëria, Franca, Greqia, Britania e Madhe dhe SHBA.
Por një potencial gjigant kursimi sheh Rasmusseni në një partneritet strategjik midis NATO-s dhe BE-së.
Shumica e anëtarëve të BE janë njëkohësisht anëtarë të NATO-s dhe në angazhimet ushtarake ka shpesh dyfishime të mëdha. Por në takimet e rregullta të përbashkëta, shumë tema nuk përmenden për arsye formale, ankohet Rasmusseni.
“Në tryezë i ke të gjithë këta njerëz, dhe për mendimin tim është gati e rëndë, që nuk kemi mundësi të flasim për Afganistanin, ose luftën kundër piraterisë, ose Kosovën ose tema të tjera të rëndësishme. Kjo është zhgënjyese", shtoi ai.
Por edhe tensionet midis anëtarit të NATO-s, Turqisë dhe anëtarit të BE-së, Qipros, shpesh e frenojnë bashkëpunimin e mëtejshëm.
Këtu Rasmusseni dëshiron më tepër mirëkuptim për kërkesat e Turqisë.
Edhe SHBA e kanë kritikuar BE-në kohët e fundit se po vepron që Turqia të shkëputet nga Perëndimi, sepse e kundërshton në shumicë dërrmuese një anëtarësim të Turqisë në BE.
Megjithatë, ekziston Këshilli NATO-Rusi, i cili konsultohet për çështje të ndryshme.
Rasmusseni është shprehur për një partneritet të ri me Rusinë, sepse të dyja palët janë të kërcënuara nga të njëjtat rreziqe. Ambasadori rus në NATO, Dmitri Rogosin nuk arrin t'i shohë hapat që e kanë pasuar këtë ide.
"Shtrohet pyetja: kur ne e pranojmë që ndodhemi para të njëjtave rreziqe, pse nuk mendojmë atëherë një përgjigje të përbashkët? Kur Rusia është partner dhe aleate në këtë luftë kundër kërcënimit, pse nuk flasim në Këshillin NATO-Rusi për këtë, pa u konsultuar më parë anëtarët e NATO-s?", pyeti Rogosin.