Marrëveshje kufitare për sezonin turistik
Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar sot një marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes në të dyja anët e kufirit, gjatë sezonit turistik.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar sot në Kukës, nga dy ministrat e Brendshëm të dy vendeve, Lulëzim Basha dhe Bajram Rexhepi, si dhe nga dy krerët e policive, Hysni Burgaj dhe Behar Selimi, kontrolli do të ushtrohet vetëm në njërën nga pikat doganore.
Kështu nëse shtetasit kosovare do të hyjnë në Shqipëri për pushime gjatë sezonit turistik, kontrolli i tyre do të bëhet vetëm në pikën kufitare të Kukësit, pra në Morinë, dhe anasjelltas për shtetasit shqiptarë që kërkojnë të hyjnë në tokën kosovare.
Marrëveshja do të jetë në fuqi përgjatë 3 muajve të sezonit turistik veror.