AKR kundër bisedimeve teknike me Serbinë

Aleanca Kosova e Re (AKR) vlerëson se pala kosovare nuk duhet të pranojë kurrfarë bisedimesh me Serbinë, qofshin ato edhe për çështje teknike pa u plotësuar paraprakisht disa kushte, si njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, mosnegocimi i statusit politik-Pakos Ahtisaari dhe mos negocimi për ndarje të Kosovës.
Ibrahim Makolli, kryetar i Grupit Parlamentar të AKR-së, tha sot në një konferencë me gazetarë, se është befasues ngutia e disa prej zyrtarëve institucionalë, të cilët kanë theksuar se janë të gatshëm për bisedime. Ai tha se kjo është shqetësuese, pasi janë ata të cilët gjatë negociatave në Vjenë, e kanë sakatosur Kosovën.
AKR-ja ka shprehur shqetësimin edhe për trysninë dhe presionin e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për këto bisedime.
“Presioni do duhej të zhvillohej mbi Serbinë, e cila me veprimet e veta po sfidon jo vetëm Kosovën por edhe bashkësinë ndërkombëtare, për të njohur realitetin e ri të krijuar në vend dhe për mospërzierje në punët e brendshme të Kosovës”, theksoi Makolli, duke shprehur mospajtimin me këtë presion mbi palën kosovare dhe favorizimin e Serbisë.
Kryetari i Grupit parlamentar të AKR-së theksoi se zhvillimi i ngjarjeve në vend jo vetëm që nuk është premtues, por për më tepër po përshkallëzohet nga dita në ditë, duke shpërfaqë paaftësinë e kësaj qeverie e cila në vend se të angazhohet për përforcim të institucioneve e të sundimit të ligjit, ajo me veprimet e ndërmarra po shkatërron në tërësi funksionimin e sistemit shtetëror.
Duke folur për zhvillimet aktuale në Kosovë, Makolli tha se shumica e institucioneve të vendit tash e shumë kohë, në kundërshtim me ligjet në fuqi, udhëhiqet nga ushtrues detyre, që paraqet veprime shkatërruese për funksionimin e sistemit shtetëror. (RTK)