Marreveshje nukleare ruso-libiane
Udheheqesi libian Mohamar Kadafi ndodhet ne Rusi per te diskutuar mbi nje numer çeshtjesh, si projektet energjitike dhe shitjen e armeve.Kjo eshte vizita e pare qe Kadafi ben ne Rusine e pas Bashkimit Sovjetik.Ai tha se bashkepunimi mes dy vendeve ne sektorin e naftes dhe gazit eshte me shume rendesi ne periudhen e tanishme.Sipas tij, Libia dhe Rusia kane politika te perbashketa per naften dhe gazin. Udheheqesi libian i beri komentet nderkohe qe filloi takime me presidentin rus Dimitri Medveded dhe me kryeministrin Vladimir Putin.Media ruse ben te ditur se gjate qendrimit treditor ne Rusi, Gadafi mund te nenshkruaje nje marreveshje per furnizimin e Libise me armatime qe kushtojne me teper se 2 miliard dollare. Po sipas njoftimeve nga Rusia, zoti Kadafi mund t’i ofroje Rusise nje baze marine ne portin e Bengazit. Ai ka sjelle me vete nje pjese nga vendi i tij, duke ngritur nje tende beduine ne kopshtet e Kremlinit.Udheheqesi libian pret mysafire ne tende, e cila eshte zbukuruar me pelhura afrikane.