E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavez mbeshtet Obamen

Presidenti i Venezueles Hugo Cavez mbeshtet kandidatin presidencial Obama dhe shpreson qe ai te behet presidenti i ardhshem i SHBA- ve.Ai i kerkoi ketij kandidati “me ngjyre” te heqe embargon me Kuben dhe te largoje trupat nga Iraku.Kohet e fundit marredheniet mes Karakasit dhe Uashingtonit jane ashpersuar pas debimit te ambasadorit amerikan nga Venezuela. Sipas Cavez do te ishte historike qe nje afro amerikan te arrinte ne Shtepine e Bardhe.Ne nuk i kerkojme Obames te jete revolucionar e as te jete socialist por vetem te behet president i SHBA-ve tha Cavez.Shpresoj qe te gjitha racat karaibiane, indiane, me ngjyre apo amerikano jugore te jetojne ne paqe.Ne fund ai shtoi se shpresonte qe presidenti i ri do ti jepte fund kercenimeve ndaj Venezueles e Iranit.Me heret Obama ka thene se do te jete i hapur per te liberalizuar procedurat e levizjes midis shtetasve te amerikes se jugut dhe se do te jete per dialog me lideret e Havanes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›