Kongo, nis shpërndarje e ndihmave
Brazzaville (start)- Punonjësit e Kombeve të Bashkuara pritet të dërgojnë ndihma këtë javë në zonat e përfshira nga lufta në Republikën Demokratike të Kongos. Shpërndarja e ndihmave është ndërprerë pas intensifikimit të luftimeve mes trupave qeveritare dhe forcave besnike të rebelit, Laurent Nkunda.
Rifillimi i operacioneve të ndihmës pason negociatat me rebelët që kanë pranuar të hapin një korridor humanitar me sigurinë e garantuar për punonjësit humanitarë.
Korrespondentja e BBC-së, Orla Guerin tregon se kishte parë një ushtar të vrarë nga rebelët dhe që ende qëndronte në vendin ku u rrëzua. Anët e rrugës ishin të mbushura me rrënojat e betejës, breza të përdorur fishekësh.
"Pranë një postblloku takuam një nënë me dy fëmijë që quhej Françoise. Me njërin fëmijë në kurriz dhe plaçkat mbi kokë ajo tha se ishte duke i çuar fëmijët në shtëpi, sepse ata nuk kishin ngrënë që prej të hënës", tregon korrespondentja.
"Ne kemi frikë", tha Françoise, "por nuk kemi zgjidhje". Shumë prej atyre që takoi në rrugët korrespondentja e BBC-së, thanë se ishin gati të rrezikoheshin nga plumbat sesa uria.
Komuniteti ndërkombëtar është duke ushtruar presion të madh mbi Kongon dhe Ruandën që ato të marrin masa pas përshkallëzimit të konfliktit në kufirin mes tyre.