Marrëveshje për bashkëprodhimet kinematografike, mundësi të reja për kineastët shqiptarë në tregun evropian dhe ndërkombëtar

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, një moment historik për zhvillimin e industrisë kreative dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se “kjo marrëveshje përfaqëson një hap strategjik për kinemanë shqiptare dhe për të gjithë sektorin kulturor”.
“Ministrja e kulturës francëze zonja Pégard na dha mundësinë që të kishim një bisedë shumë të ngrohtë në lidhje më kinematografinë dhe me të gjithë reformën që po bëjmë në këtë sektor dhe në kulturë në përgjithësi”, tha Gonxhja.
Nga ana e saj, ministrja Pégard, theksoi rëndësinë e afrimit kulturor mes dy vendeve dhe ndikimin që kjo marrëveshje do të ketë në zhvillimin e mëtejshëm të kinemasë.
Marrëveshja e nënshkruar në Kanë njeh filmat e bashkë prodhuar si produksione kombëtare në të dy vendet, duke u dhënë akses në skemat publike të financimit dhe mbështetjes për industrinë audiovizive në Shqipëri dhe Francë.
/rtsh.al/