E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje për shpëtimin e industrisë së automobilëve

Uashington - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arritur një marrëveshje për shpëtimin e industrisë së automobilave. Kështu, presidenti amerikan George W. Bush ka rënë dakord me përfaqësues të lartë të demokratëve për paketën e masave që duhen marrë, në nivel miliardash për shpëtimin e koncerneve të goditur të automobilëve.

Plani parashikon ndihma shtetërore nga 15 deri 17 miliardë dollarë, bën të ditur agjensia e lajmeve Rojters. Kështu kjo paketë është vetëm gjysma e asaj që shpresonin prodhuesit kryesorë amerikanë të automobilëve. Shefat e General Motors, Fordit dhe Krajslerit (Chrysler) nuk kishin marrë gjatë kongresi dyditor pohime për shifra konkrete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›