Amerika Qëndrore me monedhë të përbashkët
Shtetet e Amerikës Qëndrore kanë rënë dakord për një monedhë të përbashkët. Shkak për këtë duket se ka qenë kriza financiare që ka pushtuar mbarë botën ndërkohë që përfaqësues nga tetë vende aprovuan në një takim të nivelit të lartë të mbajtur në Honduras, planin e përgjithshëm ekonomik për të mposhtur krizën financiare. Vendet kanë vendosur që të krijojnë një një fond ndihme për sektorë të ndryshëm si bujqësia, tregtia etj.