Marreveshjes PD-PDI, reagon PS: Po keqperdoret politikisht ceshtja came
Partia Socialiste kundershton marreveshjen nenshkruar nje dite me pare, midis demokrateve dhe Partise per Drejtesi dhe Integrim, si dhe deklaron se ceshtja came po keqperdoret politikisht. Deputeti socialist Shpetim Idrizi, thote me bindje te plote se marreveshja me Partine Demokratike nuk eshte vendim i komunitetit cam, por e disa njerezve. Duke e lidhur kete edhe me heshtjen e kryeministrit Berisha per ceshtjen came gjate takimit me homologun e tij grek Kostas Karamanlis. "Ndjehem i keqardhur se nje ceshtje e madhe, sic eshte ajo came, perfundoje ne nje marreveshje me njeriun, i cili jo me larg se dy dite me pare nuk e kishte fare ne axhenden e vet, kete ceshtje. Gjithashtu mua me vjen keq qe ceshtja came, po perdoret nga politika shqiptare, ky eshte nje veprim i pa konsultuar me Komunitetin Cam", u shpreh deputeti socialist Idrizi. Komuniteti Cam nje dite para mberritjes se kryeministrit grek, ne qender te kryeqytetit beri perpjekje per te siguruar edhe nje takim te drejt per drejte me Karamanlis, ku do te flitej per kete ceshtje. Ne deklaraten per shtyp te dy homologeve, ceshtja ne fjale u anashkalua ku nje deklarim i kryeministrit Berisha, se midis Shqiperise dhe Greqise nuk kishte asnje ceshtje te pazgjidhur, krijoi pakenaqesi te Komuniteti Cam. Partia per Drejtesi dhe Integrim qe pretendon se perfaqeson kete komunitet, nenshkroi nje marreveshje zgjedhore me kryeministrin Berisha, duke vene ne pikepyetje te plote se, nese kjo force politike perfaqeson realisht Komuniteti Cam.