E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrin fund pretendimet e Serbisë për trafikim organesh nga UÇK

Për vite të tëra kanë qarkulluar histori lidhur me serbë të rrëmbyer dhe të vrarë për t'iu marrë organet në muajt që pasuan luftën në Kosovë. Sipas disa burimeve të BBC (pranë secilit nga investigimet), tre hetime paralele të kryera nga hetuesit nga Serbia, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, nuk arritën të gjenin prova që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte trafikuar organet e personave të ndaluar. Siç pretendohet, dhjetëra serbë të marrë robër ishin çuar në një shtëpi në qytetin e Burrelit nga qershori 1999 deri në maj 2000 dhe në mënyrë sistematike iu ishin marrë organet e trupit, për t'i shitur. Këto pretendime janë të prezantuara në autobiografinë e ish- Kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, e botuar në 2008. Por, pamundësia për të gjetur burimet origjinale dhe ndonjë provë të re që prej vitit 2004, tregojnë se kjo histori nuk ishte e mbështetur në fakte. Raporti i Këshillit të Evropës, që pritet të botohet muajin e ardhshëm nga hetuesi, Dick Marty, pritet të përqendrohet në kërkesat politike për qeveritë e përfshira, sesa në zbulimin e fakteve të reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›