E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrja e nenshtetesise gjermane - Pse shume migrante hezitojne natyralizimin

Ne Bashkine e qytetit te Hamburgut eshte duke u festuar marrja e nenshtetesise gjermane nga nje shtetas. Qe prej vitit 2006 ky qytet ne veri te Gjermanise i feston natyralizimet me nje ceremoni festive. Hamburgu ka patur vitin e kaluar numrin me te madh te marrjeve te nenshtetesive pas landit Nordrajn Vestfalen.

Qeveria e Hamburgut rriti numrin e personelit perkates dhe nepermjet nje fushate beri reklame per marrjen e nenshtetesise gjermane. Pervec kesaj migrantet ndihmohen qe te marrin nenshtetesine gjermane.

Vitin e kaluar ne gjithe Gjermanine moren pasaporten gjermane 100 mije te huaj 57 perqind me shume se nje vit me pare. Megjithe rritjen e numrit natyralizimet vazhdojne te mbeten nen nivelin e fillimit te dekades. Ne vitin 2000 kur u fut ligji i ri i natyralizimit ne Gjermnai statistikat jipnin shifrat e 187 mije qytetareve te natyralizuar. Keto shifra i beri javen e fundi te ditura Zyra Federale e Statistikave.Bildunterschrift 10157974.jpg

Te dhenat thone se ata qe marrin nenshtetesine gjermane jane te rinj qe jetojne prej kohesh ne Gjermani. Konkretisht ata qe jane natyralizuar ne vitin 2010 kane mesatarisht moshen 30 vjecare dhe jetojne prej 15 vitesh ne Gjermani. Si dhe vitet e meparshme grupi me i madh i njerezve qe kane marre nenshtetesine gjermane perbehet nga turqit me rreth 26 mije vete. Me pas vijne grupet e migranteve nga Serbia dhe Mali i Zi Iraku dhe Polonia.

Meryem Celikkol nga Komuniteti turk i Hamburgut drejton projektin e natyralizimeve ne qytet. Celikkol koordinon punen e ndihmesve. Ajo e di pse shume migrante hezitojne te marrin nenshtetesine gjermane Nje nga arsyet kryesore eshte se ata duan te mos heqin dore nga nenshtetesia e meparshme. Ajo eshte nje pjese e jetes per shume migrante. Nese prinderit kane ardhur nga nje vend tjeter ne Gjermani atehere brezi i dyte ose i trete jeton ketu dhe vendos per te marre nje nenshtetesi sepse ai vendos te jetoje dhe te qendroje ketu dhe te identifikohet me jeten e ketushme me te qenit gjerman. Por ky person eshte edhe nje pjese e asaj cfare jane prinderit origjina dhe prejardhja e prinderve dhe nga kjo duhet hequr dore per te marre ate gjermanen. Per shume vete kjo eshte nje arsye e hezitimit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fushate per natyralizimin

Humbja e nenshtetesise se vjeter thote Celikkol mund te kete pasoja ne heqjen e te drejtes se trashegimise ne vendin e origjines.

Psikologia Deacuteborah Maehler kryen prej vitesh studime per migracionin ne Universitetin e Kelnit. Gjate tyre ajo ka studiuar edhe identifikimin e migranteve me Gjermanine

Ne kete studim doli qarte se personat qe kane dy nenshtetesi ose qe kane te drejte ti kene te dyja identifikohen me te dyja kulturat. Keshtu pra ata identifikohen si me Gjermanine ashtu edhe me kulturen e origjines. Dhe ky eshte nje rezultat i rendesishem. qe provohet per here te pare edhe ne menyre empirike. Sepse qeveria thote nder te tjera se zoterimi i disa nenshtetesive eshte pengese per krijimin e lidhjeve me shtetin gjerman. Dhe deri tani nuk ka patur asnje rezultat empirik qe ta provoje kete.

Prandaj shumica e migranteve kerkojne qe te lejohet mbajtja e dy nenshtetesive. Deri tani kjo nuk ka qene e mundur nese atdheu i origjines nuk e liron qytetarin nga nenshtetesia.

Edhe sistemi i komplikuar i marrjes se nenshtetesise gjermane tremb shume vete. Te interesuarit duhet te plotesojne dhjetra formulare te marrin dokumenta te japin provimin e gjuhes dhe te dijeve. Po ashtu ata nuk duhet te jene te varur nga ndihmat sociale.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Para se te merret nenshtetesia duhet ti nenshtrohesh testit

Kur merr persiper ta perballoje kete proces te komplikuar dhe te gjate e ben kete jo vetem per shkak te lidhjeve me Gjermanine por edhe per shkak te arsyeve pragmatike mendon Meryem Celikkol.

Per shembull liria e levizjes eshte nje teme e rendesishme liria e levizjes per te studiuar nje semester ne nje vend tjeter ose per te shkuar per pushime sepse per shume qytetare qe nuk vijne nga vendet e BE-se viza eshte e domosdoshme. Edhe e drejta e votes luan nje rol sepse ata qe jetojne ketu duan te marrin pjese ne vendimmarrje jo vetem ne jeten private por edhe ne sensin politik.

Levizja puna vota te gjitha keto jane me te lehta me ane te pasaportes gjermane. Por ajo nuk eshte garanci per akceptancen e te huajve nga pjesa tjeter e popullsise.

AutorNils Naumann/Aida Cama

RedaktoiEsat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›