E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrja e statusit verbon Edi Ramën në Bruksel

30-09-2012 / Gazeta 55

I detyruar të dëgjojë vlerësimin e institucioneve të BE për reformat e Shqipërisë, por edhe vendosmërinë e Internacionales Socialiste, për të qenë një avokate e integrimit të vendit në Europë, Edi Ramës s’i ka mbetur asnjë fije triumfalizmi nga vizita në Bruksel, veçse të blejë anëtarësinë në një forum të Internacionales si dhe t’i shtojë bishta integrimit. Strategjia e bishtave mbetet përpjekja finale për t’i shndërruar protestat antieuropiane në parakushte për të marrë pushtet në tavolinë, pa iu nënshtruar verdiktit të votës në qershor të 2013-s

Edi Ramës nuk i ka pëlqyer qëndrimi i vendosur i Partive të majta europiane në Parlamentin Europian se refuzojnë të ndjekin logjikën e kushteve në proceset e Integrimit të vendeve që aspirojnë hyrjen në komunitet. Kreu i Partisë Socialiste është kapur në befasi kur ka dëgjuar për progresin e arritur të Shqipërisë në përmbushjen e pikave në rekomandimet e Bashkimit Europiane në marrjen e statusit të vendit kandidat. Edhe pse vizita në Bruksel u propagandua nga zyrat e Partisë Socialiste se mundësia e fundit për të  kushtëzuar jo më këtu, por tani atje,  procesit integrimit europian; në fakt nga mbledhja e partive socialiste europiane kreu i opozitës shqiptare Rama doli nervoz pasi nuk mori garanci për një kushtëzim me “bishta” marrjes së statusit të vendit kandidat.
Kuptohet vetiu Edi Rama është përpjekur të bllokojë marrjen e statusit të vendit kandidat jo vetëm në Tiranë por dhe në vizitat në Bruksel. Në Tiranë ai ka përdorur deputetët e opozitës për të zvarritur procesin e përmbushjes së reformave të kërkuara nga komisioni për Zgjerim në BE nëpërmjet mosvotimit të ligjeve me 3/5 duke i kushtëzuar me gjithfarësoj kushtesh. Në Bruksel lideri i opozitës parashtron pacipërisht eurodeputetëve të majtës domosdoshmërinë e një “bishti” për marrjes e Statusit të vendit kandidat të Shqipërisë me procesin e zgjedhjeve parlamentare të 2013. Domethënë procesin e kushtëzimit në Tiranë kërkon ta transferojë në duart e eurodeputëteve të majtë në Bruksel. 
Mirëpo zyrtarët e Brukselin e kanë të qartë vullnetin pozitiv të mazhorancës për të marrë statusin në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Ndërsa për vullnetin e opozitës parlamentare eurodeputetët dhe zyrtarët e lartë në Bruksel kanë në tryezat e tyre “memo”  të delegacionit të BE-së në Tiranë që pasqyrojnë një opozitë refraktare për përmbushjen e 12 rekomandimeve të komisionit për Zgjerim.   
 Afërmendsh nuk mund të jetë ndryshe pasi për heqjen e apo kufizimin e imuniteteve për parlamentarët, gjyqtarët e zyrtarët e lartë Partia Socialiste ndoqi një taktikë të pashembullt në historinë parlamentare, ndërsa deklaroheshin “pro” saj dhe draft-ligji ishte 90 për qind brumë i propozimeve të saj, ku refuzonin ta votonin, madje duke nxjerr 4 kushte që më pas u bënë 3, pastaj fare. Ligji për kufizimin e imunitetit u votua kur u duk ashiqare që PS-ja s’kishte ndërmend të votonte, edhe pse presioni ndërkombëtar ishte i fortë si nga Brukseli apo ashtu nga Uashingtoni. Së fundmi Rama po mban peng ligjin për Gjykatën e Lartë dhe për rrjedhojë gjykatën Administrative, që janë dy ligje që kanë pasur konsulencën e misionit të bashkimit Europian “Euralius” po ashtu, si në rastin e Gjykatës Administrative nga ana e ekspertizës ligjore amerikane.  Këto dy ligje përbëjnë thelbin e kërkesës së bashkimit Europian. Ndaj pozicioni i Brukselin është që këto ligje të votohen sa më shpejt, këtë kanë kërkuar edhe Partitë Socialiste Europiane që reformat i shikojnë si përparim dhe jo si një ndëshkim.
Padyshim qëndrimi i Partive Socialiste Europiane për të qenë në procesin e integrimit një avokate e Shqipërisë dhe jo një aleate solidarizuese në destruktivitetin e Ramës ka bërë të mundur si një efekt të parë të heqë ndjenjën triumfialiste e vizitës në Bruksel.

   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›