Temperaturat e larta, pushuesit zbarkojnë në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës
Temperaturat e larta kanë bërë që në këtë fundjavë qindra qytetarë të zbarkojnë në bregdetin e Vlorës dhe atë të Durrësit. Pushues të shumtë të ardhur jo vetëm nga rrethe të ndryshme të vendit por edhe nga Kosova e Maqedonia po kalojnë orët e nxehta në Durrës.
E njëjta panoramë është edhe në brigjet e Jonit në Vlorë. Kjo fundjavë e fundmuajit shtator, për surprize të të gjithëve, ka rikthyer edhe njëherë atmosferën e sezonit.
Për shkak të numrit të madh të turistëve vendas dhe të huaj, të cilët si asnjë vit tjetër vërshuan drejt Durrësit dhe Vlores, sezoni veror është konsideruar si një sukses i padiskutueshëm. Vetëm bregdeti i Durrësit është vizituar nga 3.5 milion turistë ditore, ndërsa këtij numri të madh i bashkëngjiten dhe pushuesit e stinës së vjeshtës.