E Diel, 1 Nëntor 2026

E majta i përgjigjet Ramës: PSE-ja do monitorojë rreptësisht zgjedhjet

Europianët premtojnë monitorim të zgjedhjeve në 2013. Kjo ka qenë përgjigja e ndërkombëtarëve pas kërkesës së kreut të opozitës për të kontrolluar zhvillimin e zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, kreu i opozitës Edi Rama, ka marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të Partisë Socialiste Europiane . President i PSE-së, Sergei Stanishev u shpreh se do të krijohet një mekanizëm kontroli për sdandartet .
 

“Vendi që sot i bashkohet Bashkimit Europian duhet të përmbushë një numër kriteresh politike dhe për mua standardi demokratik është një prej kritereve më të rëndësishme politike për tu bërë anëtar në Bashkimin Europian. Ne do të krijojmë një mekanizëm kontrolli për standardin e demokracisë. Në zgjedhjet e ardhshme standartet demokratike duhet të zgjerohen dhe PSE do të jetë atje për të monitoruar këtë proces” u shpreh Sergei Stanishev.

Ndërkohë që kreu i opozitës gjatë fjalës së tij u shpreh se fitorja në zgjedhjet e 2013 do të jetë e paprekshme.
 

“Ky vit me disa fitore dhe posaçërisht me fitoren në Francë konfirmoi se era tanimë ka filluar të fryjë majtas. Fitoret e pritshme pas pak kohe në Lituani dhe në Rumani do të jenë në vazhdën e këtij konfirmimi dhe unë vetë nuk kam dyshim që fitorja jonë në 2013 do të bëhet pjesë e këtij karvani fitoresh të së majtës europiane në rang vendesh të ndryshme. Përfshirja në presidencën e partisë socialiste europiane do të jetë një ndihmesë shumë e rëndësishme në funksion të mbajtjes ngritur të vëmendjes së familjes euriopiane ndaj zgjedhjeve në Shqipëri, sepse në fund të fundit ne i fituam zgjedhjet dhe më parë por nuk u zgjodhëm, ndërkohë që 2013 do të jetë viti i konfirmimit tonë si një forcë e zgjedhur, ku fitorja pa asnjë dyshim do të na takojë dhe ne do ta bëjmë atë të paprekshme”tha Rama.
 

Në këtë kongres, Edi Rama u zgjodh anëtar i presidiumit te PSE, i pari për një drejtues të majtë shqiptar, ne një forum kaq të lartë drejtues të socialisteve evropiane. Kryetari i PS, zhvilloi takime dhe me liderë te tjerë të partive të majta evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›