E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mars, sonda e NASA vizaton një organ gjenital mashkullor-VIDEO

TIRANE-Marsi nuk mund të jetë planeti më i madh, por madhësia nuk ka rëndësi kur sheh këto foto. NASA ka publikuar disa foto që kanë bërë xhiron e botës, shenjat e sondës që zbriti në planetin e kuq dhe që po interpretohen se vazhdat e lëna nga rrotat kanë krijuar një organ gjenital të një mashkulli, fiks një penis. Po ju si mendoni?

Madje Huffington Post mëson se faqja e NASA pësoi dhe një bllokim për shkak të trafikut të madh të vizitave që po i bëheshin faqes me qëllimin e vetëm, parjen e këtij vizatimi jo të zakontë.

Sonda zbriti në Mars që prej gushtit të kaluar me misionin, eksplorimin e planetit dhe nëse gjen shenja që vërtetojnë se jeta në këtë planet ka ekzistuar.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Sonda e NASA në Mars vizatoi një ‘Penis”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›