Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim
DURRËS- Një taksist 31-vjecar, merret peng për rreth 1 orë dhe dhunohet në shtëpinë e agresorit në Durrës. Burime nga policia e qyteti bregdetar bëjnë me dije se Isa Xhamani, 31-vjeç është marrë peng pasditen e sotme nga shtetasi Sabri Verteniku rreth orës 15:00.
Veterniku, person me precedentë penal, mësohet se i ka telefonuar taksistit nga banesa e tij në lagjen 14 në Shkozet të Durrësit duke i kërkuar që të vi ta marrë pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe donte të shkonte në spital.
Taksisti, Isa Xhumani ka shkuar në banesën e Sabri Veternikut dhe sapo ka është futur në banesë është qëlluar me levë në kokë, ndërkohë që agresori i ka prerë dhe njërin vesh me thikë dhe më pas e ka mbështjellë më pas në tapet.
Veterniku pasi e ka dhunuar taksistin i ka vjedhur sendet personale, si unazat, portofolin dhe celësat e makinës për tu larguar më pas në drejtim të paditur me automjetin tip
‘Benz Mercedes’, ngjyrë gri, targë ‘Dr 2983 D’.
Viktima fatmirësisht ka mundur që të reagoi pavarësisht plagëve të marra duke qëlluar një xham të banesës dhe alarmuar fqinjët, të cilët kanë bërë denoncimin në polici.
Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë mundur të dërgojnë taksistin në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit.
Gjendja e të plagosurit mësohet të jetë e rëndë pasi ka dëmtime të rënda në trup dhe një vesh të prerë. Policia shpalli në kërkim shtetasin Sabri Verteniku dhe po punon për kapjen e tij.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Durrës, taksisti merret peng dhe i pritet veshi, autori në kërkim