E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseille mund ta fitojë titullin

Mesfushori i Olympique Marseilles, Andre Ayeë beson se ekipi i tij ka kualitete për ta fituar titullin e kampionit në Ligue 1 këtë sezon.

Përfaqësuesi ganez ishte pjesë e ekipit marsejez, i cili e përfundoi sezonin e kaluar në pozitën e 10-të, kurse këtë sezon shënuan katër fitore nga po aq ndeshje.

“Nuk jam i befasuar me nismën e tillë të sezonit. Shumica e lojtarëve tanë ishin çerekfinalistë të Ligës së Kampionëve dhe e fituan Kupën e Ligës. Kur luani në Marseille, synim është kreu i tabelës. Kemi lojtarë për ta bërë një gjë të tillë”, theksoi Ayeë për RMC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›