E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja “nën frikën” e zjarrit

''Zjarri një nga më të mëdhenjtë e tre viteve të fundit në Francë nuk ka shkaktuar për momentin viktima. Një zjarrfikës dhe katër policë  u intoksikuan lehtë nga tymrat'', saktësoi i njëjti burim. Komandanti i zjarrfikësve, admirali Philippe Pancrazi, nënvizoi se prioritet mbetej mbrojtja e zonave urbane. Era e fortë mbetej kërcënuese.

 "Për momentin jemi në mision mbrojtjeje", i deklaroi AFP-së kapiteni i zjarrfikësve Samuel Champon, duke përmendur problemet e lidhura me "relievin e vendit" dhe "vështirësitë e mbërritjes në pikat e ujit". Sipas Luc Venot përgjegjës i ONF-ës (Zyra Kombëtare e Pyjeve), 400 - 500 shtëpi janë të rrezikuara në tetë kilometrat e frontit të zjarrit. Ky i fundit nisi aksidentalisht dje në orët e para të pasdites pas disa qitjeve stërvitore në një kamp ushtarak, sipas xhandarmërisë.  Banorët e rreth 50 shtëpive janë evakuar vullnetarisht.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›