Olldashi: Rama është ai që mban peng Tiranën
“Plani rregullues duhet te kishte mbaruar ne shkurt te 2006-es. Thuhet se ka mbaruar ne tetor te vitit 2008, por s’kemi asnje plan. Mbajtja peng e Tiranes per interesat e ndyra te z. Rama, të xhepave dhe klientëve të tij, nuk eshte modeli i zgjedhur nga qytetaret, qe dijne te dallojne njerezit qe punojne nga ata qe vjedhin”, deklaroi Olldashi.
Deklarata per shtyp e ministrit Olldashi erdhi si kundërpërgjigje akuzave të z. Rama i cili gjatë një konference për shtyp i cilësoi vendimet e djeshme te KRRTRSH-se si skandaloze dhe që demtojne te ardhmen e Tiranes-metropol. Sipas tij, kryeministri Berisha ka bllokuar miratimin e planit te ri bashkiak, dhe po grabit 75 hektare gjelberim te parashikuar aty.