Malaj: Stop fushatës penalizuese ndaj kritikëve të Ramës
Në një deklarartë për shtyp, z. Malaj u shpreh se "Duhet ndalur sa më parë dhe në mënyrë publike fushata penalizuese ndaj personave që janë kritikë apo kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Ky fenomen përjashtimesh dhe nxitje përplasjesh, është ngjarja më e rëndë që po ndodh në historikun e Partisë Socialiste.”
Ai e cilësoi këtë fushatë presioni dhe denigrimi si cënim të rëndë të të drejtave elementare të çdo individi. “Aty ku cenohen liritë elementare të të shprehurit, aty liritë politike kufizohen apo nuk ekzistojnë. "Disiplina partiake" dhe "solidariteti partiak" jane alibi të dëmshme dhe të pamjaftueshme për ta fshehur mentalitetin jo demokratik, që kur tolerohet, rrezikon të sjellë diktaturë në rritje”, shton z. Malaj.
"Nëse ky konflikt rritet, ai natyrshëm ashpërsohet. Një ashpërsim i ballafaqimit publik midis mbeshtetësve dhe të pakënaqurve brenda vetë Partisë Socialiste, rrezikon të krijojë një ambient të vështirë politik. Ky ambjent i rënduar është kosto shtesë edhe për çdo lider të Partisë Socialiste. Kjo vetëm e dëmton Patinë Socialiste dhe e vonon rifitimin e kredibilitetit publik të saj."
Z. Malaj e cilëson si jetike rikthimin e klimës së besimit dhe përkushtimit brenda PS. “Sfida reale e liderit të ardhshëm të Partisë Socialiste do të jetë pikërisht rikthimi i besimit dhe përkushtimit brenda forcës politike si parakusht për kredibilitetin publik dhe mbështetjen publike në rritje që i nevojiten Partisë Socialiste në çdo sfidë të ardhshme", thuhej në fund të deklaratës.
Z. Malaj krahas z. Blushi janë ndër zërat e parë brenda PS që pranuan humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit dhe që kërkuan për një analizë brenda partisë për shkaqet e humbjes dhe për mbajtjen e përgjegjësive, që gjë derimë tani ende nuk ka ndodhur. Megjithëse z. Rama del çdo ditë në konferenca për shtyp, ai kurrë nuk ka artikuluar fjalën humbje dhe nuk i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me një dorëheqje eventuale nga ana e tij nga kreu i PS.
Derimë tani, vetëm Arben Malaj dhe Ben Blushi kanë shfaqur interesin e tyre për të garuar për kreun e Partisë Socialiste.