Marseja e Canës kundër Shahktarit ukrainasNdeshjet e para çerekfinale do të luhen, më 9 prill dhe ato të kthimit, më 16 prill. Gjysmëfinalet do të luhen më 30 prill e 7 maj, ndërsa finalja do të luhet, më 20 maj në Stamboll.

Mançester Siti do të përballet me Hamburgun në çerekfinalet e Kupës UEFA. Ndeshja e dytë në “Eastlands” do të thotë një rikthim në Angli, i ish-trajnerin e Totenhemit, Martin Jol, tashmë në rolin e teknikut të Hamburgut.
Përballjet e tjera të tetë ekipeve të fundit në Kupën UEFA janë ato midis Paris Sën Zhermenit e Dinamos së Kievit, Shahktar Donteskut me Marsejën dhe Verder Bremenin me Udinezen.
Hamburgu do të jetë një sfidë e vështirë për djemtë e Mark Hjuxhit, që u kualifikua ndaj Alborgut vetëm nga gjuajtjet e penalltive në raundin e kaluar. Skuadra gjermane e Hamburgut vjen pas përmbysjes së madhe nga dizavantazhi 2-0, duke mundur Gallatasarajin 3-2 në Stamboll të enjten në mbrëmje, duke qenë njëherësh dhe në garë për titullin kampion të Gjermanisë.
Dy formacionet franceze të mbëtura në këtë kompeticion do të përballen me kundërshtarë nga Europa Lindore, Paris Sën Zhermeni do të presë Kievin dhe Marseja do të udhëtojë në Shakhtar në ndeshjen e tyre të parë në përballjet e çerekfinaleve.
Udineze, që do të udhëtojë për t’u përballur me një ekip tjetër gjerman, Verder Bremenin, është ekipi i vetëm italian që ka mbetur gjatë këtij sezoni në kompeticionet evropiane.
Dy skuadrat nga Gjermania veriore i kanë në dorë kartat për të qenë në gjysmëefinale, nëse si Hamburgu ashtu dhe Verder Bremen do të kalojnë respektivisht Sitin dhe Udinezen.
Përballjet e tjera në gjysmëfinale do të jenë të gjitha një “çështje ukrainase-franceze’, pasi fituesja e çiftit Paris Sën Zhermen-Dinamo e Kievit do të përballet me fituesen e çiftit Shahktar-Marsejë. Te Marseja kapiteni është shqiptar Lorik Cana.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen, më 9 prill dhe ato të kthimit, më 16 prill. Gjysmëfinalet do të luhen më 30 prill e 7 maj, ndërsa finalja do të luhet, më 20 maj në Stamboll.
KUPA UEFA
ÇEREKFINALET
9 prill / 16 prill
Mançester Siti-Hamburg
Verder Bremen-Udineze
PSG-Dinamo e Kievit
Shahktar-O.Marsejë
GJYSËMFINALET
30 prill / 7 maj
Mançester S,-Hamburg / Verder-Udineze
PSG-Dinamo K. / Shahktar-O.Marsejë
FINALJA
20 maj, Stamboll
Fituesi 1-Fituesi 2
E Premte, 20 Mars 2009