Liga e Kampioneve, kryendeshja Liverpul-ÇelsiÇerekfinalet do të zhvillohen me 7/8 dhe 14/15 prill, ndërsa takimet gjysmëfinale, më 28/29 prill dhe 5/6 maj. Finalja do të zhvillohet në stadiumin “Olimpiko” të Romës, të mërkurën më 27 maj 2009 (2

Mançester Junaitid, kampioni në fuqi i Europës do të përballet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve me Porton, që nga ana e saj e ka fituar trofeun më të lartë për klube në vitin 2004. Çifti më tërheqës është Liverpul-Çelsi, jo vetëm se janë dy nga katër ekipet e mëdha angleze, por se në vitet e fundit ata janë përballë shumë herë, herë duke u kualifikuar Liverpuli dhe herë Çelsi.
Mançester Junaitid u eliminua nga Porto kur formacioni portugez fitoi kompeticionin, por tani kampionët e Anglisë synojnë të bëhen ekipi i parë që mund të mbrojë me sukses trofeun qysh kur Liga e Kampionëve hyri në fuqi në sezonin 1992-1993. Fituesi i këtij çifti do të luajë në gjysmëfinale fituesin e çiftit Vilareal-Arsenal.
Çelsi dhe Liverpuli janë përballur midis tyre në tre nga katër gjysmëfinalet e fundit të Ligës së Kampioneve, ndërsa kësaj radhe do të përballen midis tyre në një fazë më të hershme të Ligës së Kampioneve. Kundërshtari në gjysmëfinale i fituesit të këtij çiftit do të jetë fituesi që do të dalë nga përballja Barcelonës e Bajernit, dy ekipeve me sulmin më të mirë deri tani në Ligën e Kampioneve, me nga 24 gola secili.
Çerekfinalet do të zhvillohen me 7/8 dhe 14/15 prill, ndërsa takimet gjysmëfinale, më 28/29 prill dhe 5/6 maj. Finalja do të zhvillohet në stadiumin “Olimpiko” të Romës, të mërkurën më 27 maj 2009 (20:45).
LIGA E KAMPIONEVE
ÇEREKFINALET
7 prill
Mançester-Porto
Vilareal-Arsenal
8 prill
Liverpul-Çelsi
Barcelona-Bajern
14 prill
Çelsi-Liverpul
Bajern-Barcelona
15 prill
Porto-Mançester
Arsenal-Vilareal
Gjysmëfinalet
28 prill/6 maj
Barcelona-Bajern/ Liverpul-Çelsi
29 prill/5 maj
Mançester-Porto/ Vilareal-Arsenal
Finalja
27 maj, Romë
Fituesi GJF2-Fituesi GJF1
E Premte, 20 Mars 2009