Gates: Pajtimi në Afganistan, sipas kushteve të qeverisë
Uashington-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, në një intervistë për stacionin televiziv PBS, deklaroi se çdo pajtim politik me grupet rebele afgane duhet të bëhet sipas kushteve të paraqitur nga qeveria e Kabulit. "Mendoj se shumica e kryengritësve janë për një pajtim politik. Zgjidhja është që kjo të vihet sipas kushteve të qeverisë së Afganistanit'', deklaroi Gates.
Presidenti amerikan, Barack Obama theksoi në një intervistë të publikuar të dielën se ''SHBA-ja do të zhvillojë bisedime me elementët e moderuar talebanë''. "Por mund të ketë dhe elementë të tjerë që mendojnë se pajtimi është i mundur pasi ata kërkojnë të paguhen ose për arsye të tjera'', shtoi ai.