Marshi i Barabait
A është Kryeziu bashkëpunëtor apo kundërshtar i fashizmit? A është Balli Kombëtar po kështu? Me diskutimet për personazhet apo
organizatat e luftës së dytë, mund të shtyjmë po aq vite sa kanë shkuar. Problemi fillon kur përpiqet të japë gjykime kryeministri, veprim jashtëzakonisht i dëmshëm për stofin moral të shoqërisë shqiptare, e cila me krizën që po e gërryen dhe përplasjet politike, është në zgrip. Zakonisht kur kombet gjenden përballë vështirësish, liderët për-piqen t'i unifikojnë dhe kompaktësojnë radhët, të zbusin antagonizmat dhe kundërshtitë. Por, synimi i Berishës nuk është të nxjerrë anijen në breg dhe as të vendosë të drejtat historike. Tashmë qëllimi i tij i vetëm është mbajtja e pushtetit. I duhet si paprekshmëri për shkak të gafave dhe gabimeve që ka bërë në të shkuarën; për të kënaqur etjen për pushtet; që të realizojë vendosjen e dinastisë familjare në krye të vendit. Dhe tashmë shumë pak armë ka për të arritur objektivin. Nuk mund të sigurojë rritje ekonomike; vendi është zhytur në borxhe praktikisht të pashlyeshme; zmalti i ka rënë me kohë. E vetmja rrugë që shikon të mundshme për mbijetesë është nxitja e dasive krahinore, konkurrencës dialektore, kundërshtive ideologjike me shpresë se do arrijë të mbretërojë. Anipse mbretëria do jetë vetëm një grumbull hiri që do mbesë nga djegia e Shqipërisë. Pasi në psiqikën e tij e vetmja gjë që duhet të jetë e paluajtshme dhe përjetshme, është karrigia. Gjithçka tjetër, përfshi vendin janë në funksion të tij.
Në çdo dikaster të rëndësishëm apo sektor të mundshëm për tu pasuruar, drejtuesit janë në lidhje gjaku me Berishën, ose njerëz nga krahina e tij që kanë dhënë prova besnikërie. Nuk ka rëndësi sa tru ke. Të jesh ish-punonjës i SHIK-ut famëkeq të Gazidedes, është kriter tjetër për karrierë në administratë. Nën rrogoz midis mbështetësve, qarkullon shprehja që Abaz Kupi i tha misionarit anglez Smajlls në prag të largimit nga vendi: "Kështu qenka e thënë, dikur ja u hypnim ne, tani do na e hypin ata". E kishte fjalën për partizanët të cilët i njehsonte me toskët. Është shprehja që e kanë për zemër pasuesit e Berishës. Nëse je nga veriu por i majtë, je dyfish tradhtar. Dhe duke qenë se pjesa më e emancipuar e vendit jug a veri, refuzon t'i mishërojë këto koncepte, kuptohet që radhët e administratës janë të mbushura me ndjekës që gjithnjë e më shumë i ngjajnë ton - ton - makutëve të njeriut i cili me Dyvaljenë nuk paska të përbashkët vetëm profesionin e mjekut, por edhe makutërinë për pasuri, pushtet, sundim e nepotizëm.
Ngacmimi i figurave të luftës së dytë i shërben Berishës për të shpërqendruar objektivin e kundërshtarëve të tij, duke hedhur tezën reaksionare të pushtimit të veriut nga jugu dhe lajmërimin e ardhjes së kohës së revanshit. Për këtë nuk ndalet para asgjëje: Përzien historinë; fut delfinët e tij të nakatosin gjuhën standarde; akuzon ditën për diell kundërshtarët, për ato që bën vetë natë për natë; është rrugaçi klasik për të sharë, dhe magjistari për të zgjuar shtysat më të egra të këtij vendi. Ka talentin të përzgjedhë në shërbim të tij njerëzit më të zinj dhe vulgarë që ka lindur kjo tokë; është në gjendje të ngjallë e promovojë zgjyrën shekullore që njerëz mendjendritur e të matur, u përpoqën ta vënë përfundi. Jo më kot armiku më i madh i një vendi, flet gjithmonë gjuhën e tij.
Nëse personazhi Berisha do të ishte ndodhur andej nga vitet '45 të shekullit të shkuar, dhe karriera do ia donte për kurban kokën e Kryeziut, Frashërit, Këlcyrës, do t'i kishte varur me dorën e vet. Egërsia me të cilën ju sulet kundërshtarëve të tij politikë brenda apo jashtë partisë, nuk lë dyshime. Është fat që sistemi nuk ia lejon prerjen e kokës së armiqve. Bëhet fjalë për ekzekutimet legale. Kush e ka parë si fut dorën në vota, vështirë se beson në vokacionin e tij demokratik. Vetëm në mos qoftë idiot. Njeriu që akuzonte kundërshtarët si filoserbë, por furnizonte makinën shfarosëse të Millosheviçit me naftë; që akuzonte kundërshtarët se po laheshin në vaska floriri, ndërsa djali i tij merrej me trafik armësh dhe hodhi në erë 26 shqiptarë; që ka akuzuar kundërshtarët si të klanit të Zemunit, ndërsa me përfaqësuesit e atij klani bën biznes dhe i ka sjellë në Shqipëri; që akuzon kundërshtarët si pro grekë, por grekëve iu fal territore shqiptare; që ka shtatë vjet dhe nuk bën boshtin e jugut, duke kontribuar në ftohjen e popullatës së kësaj zone me republikën e tyre dhe mundësuar afrimin me Greqinë, nuk ka as moralin të tregojë se çfarë është e drejtë e çfarë jo. Përpjekjet për të rehabilituar figura simbol të shitjes së vendit dhe të tradhtisë kombëtare, nuk është përpjekje për të qenë i ndershëm me historinë, por mundim për të krijuar standarde të tjera morale për tradhtinë dhe poshtërsinë, në mënyrë që panteoni i kombit të mbushet me të ngjashmit e tij, pasi aty ku çmohet virtyti dhe nderi, nuk ka asnjë mundësi. E nëse ky komb nuk mund t'ia lejojë një vend në piedestalin e burrave të nderuar, atëherë është duke u përpjekur të bëjë kombin a principatën e tij, ku zullapët, horrat dhe plehrat e këtij vendi t'i thurin hosana. Deri në amshim.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)